Home / Kryesoret / Bleu tank 30 mijë funta, gjeti 2 milionë brenda tij

Bleu tank 30 mijë funta, gjeti 2 milionë brenda tij

Një burrë bleu një tank në eBay për 30 mijë funta, por nuk e kishte idenë se kishte fituar më shumë se sa që kishte shpenzuar.

Brenda në tank, ai gjeti të fshehura 2 milionë funte, shkruan gazeta britanike Metro, përcjell Koha.net.

Nick Mead, një 55 vjeçar, gjeti një pasuri të madhe në tankun rus T54/69 që e kishte blerë bashkë me shokun e tij mekanik, Todd Chamberlain.

“Nuk mund ta besonim kur brenda në tank gjetëm 5 shufra ari me nga 5 kg, që në total bëjnë 2 milionë funte. Nuk dinim çfarë të bënim kështu që vendosëm ta thërrasim policinë”, tha ai.

Nick në anën tjetër është koleksionist i 150 automjeteve ushtarake të cilat i mban në fermën e tij në Helmdon.

Tanku tani është marrë nga ana e policisë për të bërë analiza të detajuara dhe për të zbuluar se si kanë arritur të mbesin në atë tank ato shufra ari

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *