Home / Lajme / Rajon / “Blindohet Tirana”, rreziku për sulme terroriste dhe vizita e McCain shtojnë sigurinë

“Blindohet Tirana”, rreziku për sulme terroriste dhe vizita e McCain shtojnë sigurinë

Policia ka shtuar ndjeshëm masat për rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve gjatë ditëve të Pashkëve.

Në këto foto të publikuara nga “Shekulli” shfaqen uniforma blu me autoblinda pranë Kishës Ortodokse në qendër të Tiranës.

Masat shtesë të policisë u ndërmorën pas alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane se grupe terroriste kanë kërcënuar për një sulm Ditën e Pashkëve.

Në këtë kuadër në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata.

Por forca të shumta policia ka pasur në Tiranë edhe për shkak të vizitës të senatorit republikan John McCain.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *