Home / Lajme / Rajon / Bodybuilder-i kosovar, kampion në dy shtete: Pas Kosovës, për Zvicrën do të bëja gjithçka!

Bodybuilder-i kosovar, kampion në dy shtete: Pas Kosovës, për Zvicrën do të bëja gjithçka!

Kampioni i Kosovës në 2016, Flamur Grabovci, ka fituar të artën në kategorinë plus 80 kilogram në garat e bodybuildingut zviceran “Swiss Class“ të mbajtur në Estavayer.

Në këtë garë kanë marrë pjesë 40 atletë ne katër kategori. Përveç Grabovcit, vendin e parë e ka fituar edhe shqiptari tjetër Ibrahim Vranovci në kategorinë plus 90 kilogram.

Flamuri ka thënë për albinfo.ch se çelësi i suksesit është puna e tij prej 14 vjetësh stërvitje aktive.

“Bodybuilding kërkon shumë durim e kohë për t’i formuar muskujt në nivelin maksimal. Vitin e kaluar jam shpall kampion i Kosovës, sivjet me 2017 i Zvicrës kurse më 3 maj e kam garën evropiane dhe jam në formë shumë të mirë e kam besim se do ia dalë me sukses“, shprehet Grabovci.

Për formën e tij të mirë ai thotë ta ketë arritur vetëm falë mbështetjes së bashkatdhetarëve të tij që jetojnë në Zvicër, me ndihmën e të cilëve ka nënshkruar kontratë me dy kompani zvicerane të fitnesit.

“Ka qenë një garë madhështore e hapur për të gjithë atletët profesionsitë nga mbarë Evropa. Gara është zhvilluar në një vend shumë të respektuar me rregulla strikte dhe juri profesionale“ ka thënë Grabovci.

Pas pranimit të federatës së Kosovës në federatat ndërkombëtare të Bodybuildingut IFBB, garuesi kosovar po e përfaqëson me sukses vendin e tij në garat ndërkombëtare, por përveç Kosovës, ai shprehet i gatshëm të garoj edhe nën petkun e flamurit zviceran.

“Unë i jam shumë mirënjohës shtetit zviceran. Jam rritur duke e parë gjithmonë këtë shtet mik në mbështetje të Kosovës dhe nëse garat e bodybuildingut nuk bien me një datë kur Kosova është në konkurrencë, kisha sakrifikuar gjithçka për këtë popull mikpritës duke i përfaqësuar me shumë dëshirë ngjyrat e Zvicrës“, thotë Flamur Grabovci i mbushur me emocione nga mikpritja zvicrane.

“Vetëm për Zvicrën e kisha bërë, për asnjë shtet tjetër“, plotëson ai.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *