Home / Kryesoret / Botohet libëri për këngët e Kurbetit në Pollog – (VIDEO)

Botohet libëri për këngët e Kurbetit në Pollog – (VIDEO)

“Këngët e kurbetit në Pollog” është libri i radhës i autorit Remzi Emshiu që doli nga shtypi këto ditë. Ky libër vjen si vazhdimësi e disa librave të më parshëm si “Krijimtaria popullore e trevës së Pollogut të Poshtëm”, “Frazeologjizmat popullore në Pollog” (pjesa e parë dhe e dytë), “Këngët e punës në Pollog” dhe libri i fundit “Këngët e kurbetit në Pollog”.Libri “Këngët e Kurbetit në Pollog” është i pasur me këngë kurbeti të cilat janë të ndara në këngë të mërgimit ekonomik, politik dhe ushtarak.

Në këto këngë figura qendrore është nëna, mërgimtari dhe e shoqja.Këngët e lirikës shoqërore që trajtojnë një nga plagët më të dhimbshme të së kaluarës dhe të së tanishmes, të largimit të njerëzve nga gjiri familjar për të siguruar në vend të huaj përfitim material për të ushqyer familjen. Në këto këngë të trevës së Pollogut, të Malësisë së Sharrit dhe të rajonit të Dërvendit dallohen dy motive si shkaktarë të një eksodi individual apo të gjerë: atë të shtyrë nga gjendja ekonomike dhe atë të shtyrë nga ndjekja politike, transmeton Televizioni Koha.

“Për këta kurbetçinj dhe këto familje janë thurur këngë të ndryshme për më të dashurit dhe të afërmit e familjeve të tyre duke shprehur nostalgji, brengosje dhe dashuri që kanë për ta. Paralelisht me prezencën e kurbetit dhe kurbetçinjve në jetë lindën edhe kënget e kurbetit”, thotë autori. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *