Home / Shëndeti / Bozhuri, magjia e petaleve të bukura të pranverës

Bozhuri, magjia e petaleve të bukura të pranverës

Bozhuret janë lule jashtëzakonisht të bukura të pranverës që zbukurojnë jetët tona edhe në stinën pasardhëse. Bima e bozhures kërkon kujdesin minimal për sa kohë keni ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm për mbjelljen e saj. Kjo bimë rritet vetë dhe nuk reagon mirë ndaj transplanteve. Lulet e bozhures zbukurojnë ambientet tona çdo pranverë. Kjo bimë është jetëgjatë, madje besohet se një bozhure jeton mbi 100 vjet. Kjo është periudha e duhur për të bërë gati ballkonin ose kopshtin tuaj për ardhjen e bozhures, të cilën e gjeni në ngjyrë rozë ose të kuqe dhe të gjitha nuancat e ndërmjetme. Bozhuret i gjejmë në disa variante, kryesisht në ato me një ose dy shtresa petalesh, të tjerat me më shumë petale dhe së fundmi por jo nga rëndësia, farën japoneze që është spektakolare. Bozhuret e tilla janë aq të bukura sa shtresat e njëpasnjëshme të petaleve të lënë pa frymë. Këdo që të zgjedhësh mes këtyre varianteve, do të mahnitesh prej aromës, lulëzimit, bukurisë dhe lehtësisë në rritje. Bozhuret i gjeni në të gjitha dyqanet e luleve bashkë me fidanët përkatës të cilët mund t’i mbillni në shtëpinë tuaj. Periudha e duhur për mbjelljen e bozhureve është fundi i marsit dhe fillimi i prillit në zonat me klimë të ngrohtë dhe maji ose qershori në zonat me klimë të ftohtë. Mbjellja e bozhures Dheu duhet të jetë i shkrifët dhe i pasur me pleh. Baza me rrënjë në formë rrethore duhet vendosur në dhè me shumë kujdes për të mos dëmtuar degët e imëta që dalin prej saj. Nëse e keni mbjellë tashmë dhe dëshironi ta transplantoni në një enë më të madhe, zgjidhni një që të ketë bazë të gjërë me një diametër prej 45-60 centimetra. Nëse jetoni në një vend të ftohtë, atëherë rrënjët e bozhures duhen futur nën dhè për të paktën 5 centimetra, ndërsa nëse jetoni në vend të ngrohtë ato duhen future 1 centimetër nën sipërfaqe. Bozhurja ka nevojë për hapësirë, dhè të pasur e me pleh organik me një sistem kullimi të mirë. Zgjidhni një vendndodhje të mirë ku lulet mund të rriten pa u shqetësuar dhe mbrojeni nga stuhitë. Mbilleni larg pemëve dhe shkurreve, sepse bozhurja nuk dëshiron të konkurojë për ushqim dhe lagështi. Mbillini në hapësirë nga njëra tjetra dhe lejoni qarkullimin e ajrit. Bozhurja kërkon diell dhe falë tij çel në mënyrën më fantastike të mundshme.
© Agroweb.org

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *