Home / Lajme / Botë / Brazil – Përshkallëzohet dhuna, aktivistët grevë kundër reformave të Presidentit Temer

Brazil – Përshkallëzohet dhuna, aktivistët grevë kundër reformave të Presidentit Temer

Në përfundim të grevës së parë në më shumë se 20 vjet, Brazili është përfshirë nga dhuna, teksa aktivistët kanë hapur zjarr e kanë vandalizuar automjete e dyqane. Greva është organizuar në shenjë proteste kundër reformave të propozuara nga presidenti Michel Temer për pensionet. Por qeveria braziliane argumenton se reformat janë të nevojshme për të nxjerrë vendin nga recesioni më i keq në histori.

Brazili është përfshirë nga dhuna, ndërkohë që në vend, mori fund edhe greva e parë e përgjithshme në më shumë se 20 vjet.

Autobusë, makina e blloqe rrugore janë vënë në flakë nga aktivistët, të cilët gjithashtu vandalizuan edhe dyqanet përreth.

Për pjesën më të madhe të ditës, greva e tyre mbajti tone kryesisht paqësore. Por, shumë njerëz qëndruan në shtëpi dhe shkollat, dyqanet e bankat u mbyllën përqark gjithë vendit.

Sindikatat e organizuan këtë grevë në shenjë proteste ndaj reformave të propozuara lidhur me pensionet.

Presidenti, Michel Temer, u shpreh i penduar për incidentet në Rio, por ai theksoi se do të vijonte përpjekjet për modernizimin e vendit.

Sipas tij, punëtorët brazilianë dhe qeveria po punojnë së bashku që vendi të dalë nga recesioni më i keq në histori.

Por Sindikatat e punëtorëve thonë se më të varfërit në Brazil do të mbajnë mbi shpatulla koston e këtyre ndryshimeve, të cilat përfshijnë edhe rritjen e moshës së daljes në pension dhe reduktimin e përfitimeve.

Sakaq, qeveria argumenton se masat janë të nevojshme për të shmangur një kolaps në sistemin e pensioneve.

Efektet e grevës janë ndjerë në mbarë vendin, por sipas qeverisë, kjo nuk do të ndikojë aspak në realizimin e reformave.

Më herët gjatë kësaj jave, presidenti Temer fitoi një votim parlamentar në mbështetje të reformave të tij, me një diferencë të qartë.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *