Home / Lajme / Botë / Britania mund të futet në luftë për Gjibraltarin

Britania mund të futet në luftë për Gjibraltarin

Theresa May duhet të përgatitet për të nisur një task forcë të stilit të ishujve “Falklands” për të mbrojtur Gjibraltarin, ka thënë ish-lideri i Partisë Konservatore, Lord Howard.
Howard ka thënë se kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do ta tregojë vendosmërinë e njëjtë në mbrojtjen e Shkëmbit të Gjilbrartarit, ngjashëm siç kishte bërë edhe Margaret Thatcher në Atlantikun Jugor – kur tensionet shpërthyen në luftën e vitit 1982 për ishujt “Falklands”, transmeton Express.

Ai i bëri këto komente pasi BE-ja tha se Spanjës duhet t’i jepet pushtet për të përdorur veto kundër çfarëdo marrëveshje të “Brexit” që vlen për Gjibraltarin.

Por, May ishte e shpejtë për t’i qetësuar gjakrat, duke i telefonuar shefit të qeverisë së Gjibraltarit, Fabian Picardo, mëngjesin e sotëm pasi ai e cilësoi përgjigjen e BE-së si “shuplakë fytyrës”.

“Tridhjetë e pesë vite më parë, një grua tjetër kryeministre e dërgoi një task forcë për ta mbrojtur lirinë e një grupi tjetër të vogël të qytetarëve britanikë kundër një vendi tjetër spanjoll-folës. Jam i sigurt se kryeministrja [Theresa May] do ta tregojë vendosmërinë e njëjtë,” ka thënë ai për Sky News.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *