Home / Kryesoret / Bullgarja u kap me drogë në kufi, shpallen në kërkim dy vëllezër shqiptar (Emrat)

Bullgarja u kap me drogë në kufi, shpallen në kërkim dy vëllezër shqiptar (Emrat)

Policia e Korçës ka dhënë detaje të reja rreth arrestimit në kufi të një 28 vjeçareje nga Bullgari, pasi në automjetin që drejtohej prej saj janë sekuestruar 21 pako me lëndë cannabis sattiva.

Policia njofton se në kërkim sot janë shpallur dy vëllezër nga Saranda të cilët dyshohet se kanë ndihmuar të renë bullgare duke i dhënë automjetin.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases Maria Piskova Kurtanovic , 28 vjeçe, banuese në Pazarxhik Pllavdiv- Bullgari. “Më datë 05.04.2017, kjo shtetase u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa BL987TS. Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike”, thuhet ne njoftimin e policise. Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

21 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu në vijim të hetimeve policore lidhur me këtë ngjarje u bë shpallja në kërkim policor e shtetasve :

K.N, 42 vjeç, dhe S.N, 54 vjeç (vëllezër, të dy banues në Sarandë)

Pasi dyshohet se këta shtetas i kanë dhënë në përdorim mjetin tip “Benz” me targa BL 987 TS, me të cilin u kap shtetasja bullgare.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan :

-21 pako me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar  si narkotike Cannabis Sattiva

-Mjeti tip “Benz” me targa BL 987 TS

– 70 Euro

-1 aparat celular.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *