Home / Kryesoret / Burimet e Sharrit në festivalin e Radovishit – (VIDEO)

Burimet e Sharrit në festivalin e Radovishit – (VIDEO)

Prej sot e  deri më 17 prill  këtij viti  në Radovish do të zhvillohet festivali i 13-të ndërkombëtar i valles popullore me moton “Takimet e Pashkëve” 2017, ku protagonist të këtij evinimenti të madh kulturor do të jenë afro 600 artist, nga vende të ndryshme si Turqia, Bullgaria, Bosnja dhe hercegovina, Malit të zi, Serbia, Kroacia, Sllovenia bashkë me shumë grupe artistike nga Maqedonia. Në mesin e grupeve të përzgjedhura që përbëhen nga interpretues, specialistë e njohës të spikatur të folklorit, është i ftuar edhe ansambli “Burimet e sharrit” nga Tetova të cilët në kët festival do sjellin traditën kulturore dhe shpirtërore shqiptare, ku sipas parametrave të festivalit do prezantohen me një kohëzgjatje prej dhjetë minutash, dhe në kuadër të kësaj minutazhe, ansambli do prezantohet me dy koreografi më të reja të përgatitura gjatë këtij viti. Janë pikërisht; “Vallja me motive Çame” dhe ”Vallja me motive Dibrane” ku ky ansambël do të shfaqë elemente të bukura dhe të pasura me etno folklor ashtu siç i ka hije një ansambli të përsosur, transmeton Televizioni Koha.

Ky festival me peshë kaq të madhe, është i karakterit garues, ku juria profesionale e përbërë nga specialist të fushës së artit dhe kulturës së folklorit dhe etnografisë – mjeshtër të këngëve, valleve dhe kostumeve popullore, grupeve më të mira do t’iu ndajën tri vendet e para dhe disa çmime tjera të përafërta me to. Vlenë të theksohet se ky ansambël , në kët festival ishte edhe vitin e kaluar, dhe aty nga një Juri profesioniste e përbër nga anëtarë, të Bullgarisë, Sllovenisë dhe Maqedonisë, ansamblit “Burimet e sharrit” i ndau katër Çimime. “Koreografi më e mirë”, “Valle më e mirë”, “Vndi i parë dhe i dytë për valltarë dhe valltare më të mirë”. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *