Home / Shëndeti / Burimet natyrale të elektroliteve

Burimet natyrale të elektroliteve

Elektrolit është një term që tingëllon shumë futuristik dhe që të sjell ndërmend robotët e skenareve të trilluar kinematografikë, e megjithatë, elektrolitet janë përbërës të vërtetë që kanë një ndikim të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Elektrolitet kanë lidhje kryesisht me dehidratimin dhe kjo është arsyeja përse shumë pije energjie dhe sportive premtojnë që ofrojnë shumë syresh. Sa herë që oganizmi humbet lëngje, elektrolitet shuhen bashkë me to. Rikthimi i elektroliteve është i rëndësishëm, dhe njohja e burimeve natyrale është po aq thelbësore. Elektrolitet janë përbërës kalium, fosfori dhe magnezi që kthehen në jone dhe që rregullojnë rrjedhën dhe balancën e lëngjeve nëpër organizëm. Elektrolitet përbëhen nga kripëra, acide, proteina dhe janë lloji më i bollshëm i substancave të tretshme në lëngjet trupore. Rrjedhimisht, organizmi ka nevojë për elektrolite që të ruajë funksionet e tij. Më poshtë do të gjeni një listë të funksioneve të kryera nga elektrolitet. • Ruajnë ekuilibrin mes niveleve të acidit dhe pehashit në trup. • Kontrollojnë nivelet e përshtatshme të lëngjeve në organizëm dhe organe. • Rregullojnë funksionet e nervave dhe muskujve. Shenjat kur niveli i elektroliteve është në rënie Prishja e ekuilibrit të elektroliteve mund të shkaktojë një sërë simptomash, duke nisur që nga dehidratimi apo edhe: • Lodhja • Pagjumësia • Dhimbjet e muskujve, spazmat, ngërçet • Ankthi • Dhimbje të shpeshta të kokës • Etje e vazhdueshme • Ritme të çrregullta të zemrës • Dhimbje kyçesh • Mpirje • Marramendje që ndodh kur jeni të shtrirë ose në këmbë • Ndryshim në oreks • Diare, konstipacion dhe probleme të tjera me tretjen. Gjithnjë është më mirë që të zëvëndësoni elektrolitet e humbura nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve natyrale siç janë: Gjalpi i kikirikut: Ky gjalpë është i pasur me proteina, por përmban edhe një sasi të mirë sodium. Gjalpi natyral i kikirikut shkon me çdo gjë duke nisur nga banania e deri tek buka, por mund ta konsumoni edhe veçmas. Bananet: Ngrënia e një bananeje përbën një prej mënyrave më të mira për të marrë kalium të mjaftueshëm. Në fakt, me një banane të vetme mund të merrni rreth 600 miligramë kalium. Qumështi: Besojeni ose jo, qumështi mund të jetë shumë efikas në përfitimin e elektroliteve në krahasim me një pije energjike. Qumështi ofron doza të larta kalciumi, sodium dhe kaliumi së bashku me karbohidratet dhe proteinat. Ata që preferojnë produktet blegtorale do të përfitojnë shumë nga qumështi. Perimet e gjelbra: Gjethet e rrepave dhe barishtet e gjelbra ofrojnë nivele të larta të kaliumit dhe mund të rrisin dozën e magnezit në trup gjithashtu. Ato konsiderohen si një super ushqim që ofron përbërësit e duhur për trupin dhe rikthen ekuilibrin e elektroliteve. Fasulet: Fasulet japin sasi të mëdha të kaliumit, kalciumit dhe proteinave. Doza të tilla përmirësojnë nivelet e energjisë por rrisin edhe elektrolitet në të njëjtën kohë. Lëngu i arrës së kokosit: Ky lëng është një burim fantastik elektrolitesh sepse kombinon të gjithë minerale te dobishme siç janë kalciumi, fosfori, sodiumi, magnezi dhe kaliumi, por nga ana tjetër është pa kalori dhe është i lehtë si uji, perfekt për t’u hidratuar.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *