Home / Kryesoret / Bushati: Tirana nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë – (VIDEO)

Bushati: Tirana nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë – (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili qëndron në Uashington, edhe një herë ka përsëritur se nuk ka ndonjë platformë nga Tirana dhe se Shqipëria nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.Bushati, i cili ka qenë mysafir në Fondin gjerman të Marshallit, thotë se është gabim që Deklarata politike shqiptare të quhet platformë e Tiranës, duke shtuar se Shqipëria nuk përzihet në Maqedoni, por këshillon në mënyrë miqësore.

“Nuk është e saktë të thuhet se ka platformë të Tiranës. Nuk ka platformë të Tiranës. Ka një platformë të partive politike shqiptare, për të cilën është diskutuar me Gruevskin dhe Zaevin. Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe jemi shumë të kujdesshëm gjatë këshillimit në mënyrë miqësore”, tha shefi i diplomacisë së Shqipërisë, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë vijë është edhe qëndrimin i njohësve të këtyre rrethanave në Maqedoni të cilët vlerësojnë se Maqedonia ka probleme të brendëshme dhe retorika nacionaliste është vetëm për të ruajtur pushtetin, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, së fundmi partia maqedonase VMRO-DPMNE kohëve të fundit ka akuzuar direkt kryeministrin Shqiptar Edi Rama se qëndron prapa deklaratës së platformës shqiptare dhe se është duke u përzier në punët e brendëshme të maqedonisë. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *