Home / Lajme / Rajon / Cami: Rikthimi i dënimit me vdekje, jo vetëm për Turqinë

Cami: Rikthimi i dënimit me vdekje, jo vetëm për Turqinë

Njohësi i zhvillimeve në Turqi, pedagogu i Universitetit të Durrësit, Edvin Cami i ftuar në studion e Ora News, thotë se rezultati i referendumit në Turqi ishte i pritshëm.

I pyetur për një rikthim të dënimit me vdekje në vend, Cami thotë se nuk do të ishte vendi i vetëm.

Cami: Dënimi me vdekje në parim, nëse fillon dhe hyn në fuqi nuk ka se si të ketë fuqi prapavepruese dhe së dyti, nëse Turqia do ta ketë dënimin me vdekje nuk do të jetë vendi i vetëm që do ta ketë.

I pyetur për zvarritjet e shumta të procedurave të anëtarësimit të Turqisë në BE, Cami thotë se Turqia ia ka lënë gjithmonë një shkak Evropës.

Cami:Turqia për një kohë të gjatë ia ka dhënë vetë në dorë Perëndimit shansin që t’ia shtyjë anëtarësimit, pasi ka qenë një vend për një kohë të gjatë me probleme politike dhe ekonomike si dhe probleme të brendshme, përplasje me popullsitë kurde, etj. Ajo çka ka qenë para Erdoganit në sytë e Perëndimit mund të ketë qenë më demokratike, por ka qenë shumë më e dobët politikisht. Aktualisht, është problemi i autoritarizmit. Gjithmonë, Turqia i lë diçka në dorë Perëndimit për ta shtyrë anëtarësimit. Turqia sot nuk është e varfër, por gjithsesi ka probleme.

-A ka mos respektim të të drejtave të njeriut?

Cami:Pjesërisht po! Turqia ka pasur gjithmonë një problem me kurdët. Në Perandorinë Osmane, kurdët kishin shumë më të drejta se sa kanë pasur në periudhën e Republikës. Karta islamiste ka ndikuar të tërheqë edhe votën e kurdëve. Kemi një votë Jo në masë të madhe, po aty dalin edhe vota pro. Është e vërtetë që ka pasur një problem me mediat. Janë sulmuar biznese, janë arrestuar gazetarë, janë quajtur terroristë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *