Home / Kryesoret / Çantën plotë me para tenton të largohet nga Maqedonia

Çantën plotë me para tenton të largohet nga Maqedonia

Në javën e kaluar doganierët në aeroportin “Aleksandri i Madh”, kanë zbuluar dy tentime për të nxjerr dhe futur para në mënyrë ilegale nga Maqedonia.

“Në dy raste të ndara janë zbuluar 9850 euro. Në rastin e parë, gjatë kontrollit të shtetasit të Maqedonisë, i cili ka arritur në Maqedoni nga Bazeli, janë gjetur gjithsej 18.350 frang dhe 760 euro, në kundërvlerë me 10 mijë euro- shumë që mundet lirshëm të futet në shtet, andaj 8000 euro janë mbajtur përkohësisht. Në rastin e dytë në një çantë, shtetasja e Maqedonisë e cila ka qenë duke udhëtuar për në Zagreb, ka pasur të fshehur 3.850 euro. Udhëtarja nuk ka poseduar dokument për prejardhjen e parave, dhe për këtë arsye 2000 euro, aq sa lejohet të nxirret jashtë shtetit i janë kthyer asaj, ndërsa 1.850 euro janë ndaluar përkohësisht”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *