Home / Kryesoret / Çejku: Kryeqyteti politik i shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jetë Shkupi (VIDEO)

Çejku: Kryeqyteti politik i shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jetë Shkupi (VIDEO)

Ish Ambasadori I Republikës së Shqipërisë në Shkup Arben Çejku në një intervistë dhënë televizionit Nova, dhe emisionit “Studio e Hapur”, në gjuhën shqipe, ka pohuar se elitat politike në Maqedoni duhet ta kuptojnë se lufta në mes tyre duhet të jetë luftë për shtetin dhe jo luftë për pushtetin. Ai ka folur edhe për “Platformën Shqiptarë”, apo më mirë thënë marrëveshjen. Të cilën e ka quajtur si hapë I domosdoshëm për ti përmbledh kërkesat maksimaliste të partive politike shqiptare.

“Mendoj se menaxhimi protokollar I sajë ishte edhe një justifikim për tu keqpërdor edhe në këtë situate që jemi. Pikat të cilat dalin nga kjo marrëveshje, janë të inkorporuara edhe në Marrëveshjen e Ohrit. Ne e dimë se partitë politike shqiptare patën kërkesa maksimaliste, dhe duhej një formë apo mekanizëm për ti konvertuar, dhe për të pasur një dokument të përbashkët, me qëllim që ta justifikojnë edhe atë presion nga opinionin I jashtëm I cili kërkonte një unifikim të faktorit politik shqiptarë. Në hartimin e kësaj platformë, kishte diletantizëm, kishte folklorizëm, dhe Kryeqyteti politik I Shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jetë Shkupi”, ka thënë Çejku, në emisionin “Studio e Hapur”.

Ai më tej ka shtuar se Shqipëria ka investuar më shumë se 20 vite në këto marrëdhënie të mira me Maqedoninë, dhe prandaj duhet të shmanget çdo lloj provokimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *