Home / Kryesoret / Çfarë do të ndodhë me Specialen- skenare dhe incitiva të reja

Çfarë do të ndodhë me Specialen- skenare dhe incitiva të reja

Prokurorisë Speciale Publike dita ditës është duke i skaduar afati, ajo deri në fund të muajit qershor do të ketë mundësi të hap aktakuza të reja, por nga ana tjetër Kuvendi i Maqedonisë vazhdon të jetë i bllokuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së me çka ende nuk kemi formim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime i cili krahas formimit të institucioneve tjera shtetërore do të hapte edhe rrugën e përcaktimit të fatit edhe të PSP-së.

Edhe pse tërë kjo bllokadë kuvendare ka disa muaj që po zhvillohet, nga deputeti i LR-PDSH-së Surija Rashidi për Portalb bë e ditur se partitë parlamentare, të cilat paraqesin edhe 67 nënshkrimet e mandatimit të Zoran Zaevit, kanë hap konkret nëpërmjet të së cilës me anashkalim të Trajko Veljanoskit do të thirrin kryesues të ri të Kuvendit që më pas të formohet Komisioni dhe Qeveria nga ku edhe do të mund të kemi një vendim për fatin e PSP-së.

“EKZISTON MUNDËSIA QË SHUMICA PARLAMENTARE TË DEL VEÇMAS DHE TË ZGJEDH NJË KRYESUES POR NË KËTË SITUATË DELIKATE SHUMICA PARLAMENTARE KA SHUMË KUJDES QË TË MOS NDËRMERR HAPA TË GABUAR QË TË MOS KEMI PASOJA. LIDERËT JANË NË BISEDIME QË TË NDËRMARRIN HAPA TË SIGURT PËR ZGJEDHJE TË KRYESUESI TË RI TË PARLAMENTIT NGA KU DO TË KEMI FORMIM TË KOMISIONIT DHE MË PAS EDHE ZGJEDHJE TË KRYETARIT TË PARLAMENTIN QË MË PAS EDHE PSP TË MUND TË FUNKSIONOJË NORMALISHT”, THA RASHIDI.

Ai shtoi se “nuk është interes i askujt për të vazhduar kjo bllokadë e Kuvendit dhe ndërprerjes së punës së PSP-së”.

Por nga deputeti i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi u bë e ditur se krahas asaj që janë për zgjatjen e mandatit të PSP dhe formimit të Gjykatës Speciale ato gjithashtu si parti parlamentare do të ngrisin iniciativë qoftë institucionale apo edhe politike për funskionim normal të saj kjo për të vetmin qëllim, zbardhjen e krimeve të bëra nga funksionerët e deritashëm shtetëror.

“QËLLIMIN E VAZHDIMIT TË MANDATIT TË PSP-SË DO TA REALIZOJMË NË RRUGË INSTITUCIONALE POR EDHE SI PRESION POLITIK. POR KRAHAS KËSAJ NE DO TË INSISTOJMË NË VAZHDIMIN E MANDATIT TË PSP-SË, FUNKSIONIM NORMAL TË SAJ DHE FORMIM TË GJYKATËS SPECIALE NGAQË JEMI PËR DHËNIE TË LLOGARISË TË FUNKSIONARËVE PËR KRIMET E BËRA”, THA GASHI.

Por për partinë më të madhe parlamentare shqiptare çështja e zvarritjes së formimit të Komisionit dhe skadimit të afatit të PSP sikur nuk paraqet ndonjë problem. Për deputetin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi tha se “nëse i kalon afati kësaj PSP-je do të formohet PSP e re”.

Por edhe pse PSP ishte pika kyçe e moskoalicionimit të VMRO-DPMNE dhe BDI-së sërish Alimi u shpreh se “nuk kemi plan konkret për vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe funksionimit normal të saj. Unë jam një deputet dhe nuk kam aq shumë ingerenca për të bërë ndryshime”.

Nga ana tjetër edhe deputeti i po të njëjtës parti, Xhevat Ademi bëri të ditur se ende nuk kanë ndonjë hap konkret se si të zhbllokohet Kuvendi dhe se si të arrihet deri të përcaktimi i fatit të punës së PSP-së.

“NUK KEMI ENDE HAP KONKRET SE SI TË MËNJANOHET BLLOKIMI I VMRO-DPMNE-SË DHE ME KËTË TË MUND TË MARRIM VENDIM PËR FUNKSIONIMIN E MËTUTJESHËM TË PSP-SË”, THA ADEMI.

Edhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot bënë të ditur se do të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit ngaqë ajo është në kuadër të Rregullores së Kuvendit dhe ligjeve të Maqedonisë që më pas të kemi edhe funksionim normal të institucioneve me këtë edhe të përcaktohet edhe fati i PSP-së.

“Së pari do të zgjedhet kryetari i ri kuvendor, e më pas edhe qeveria e re, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet. Trajko Veljanoski dhe Gjorge Ivnaov nuk duhet që në mënyrë kundërkushtetuese dhe kundërligjore t’i bllokojnë proceset demokratike. Ata janë të obliguar që në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit”, u tha në kumtesën e LSDM-së.

Por, si duket tërë ky bllokim i Kuvendit, mosformim i Komisionit, moszgjedhje të kryetarit të Kuvendit me këtë edhe bllokim të funksionimit të PSP-së nuk i konvenon vetëm partisë më të madhe parlamentare, tanimë në ikje, VMRO-DPMNE-së.

Ata disa herë janë potencuar se janë kundër vazhdimit të punës së PSP-së duke mos hequr dorë nga replikat dhe kundër-replikat e deputetëve të saj.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nëpërmjet shumicës parlamentare duke menjanuar Veljanoskin dhe 51 deputetët e VMRO-DPMNE-së paraqet bazë kushtetuese 

Kushtetueshmërisht, hapi për zgjedhjen të kryetarit të Kuvendit nëpërmjet shumicës parlamentare e cila për momentin numëron 67 nënshkrime, duke mënjanur kryesuesin aktual të Kuvendit, Trajko Veljanoskin dhe 51 deputetët e VMRO-DPMNE-së sipas ekspertit të Kushtetutës së Maqedonisë, Osman Kadriu paraqet bazë kushtetuese dhe se mund të ndodhë edhe jashtë seancës konstituive kuvendore.

“SHUMICA PARLAMENTARE KA BAZË KUSHTETUESE QË TË MBLIDHET VETË, TË UDHËHEQË ME SEANCËN PARLAMENTARE NJË NGA DEPUTETËT MË TË MOSHUAR, TË ZGJIDHET KRYETARI DHE MË PAS TË SHKOHET NË FORMIMIN E QEVERISË. KJO MUND TË ARRIHET DUKE U TUBUAR SHUMICA E RE PARLAMENTARE DUKE THIRR KRYESUESIN E RI TË KUVENDIT E CILA NËSE NUK MUND TË NDODHË GJATË SEANCËS KONSTITUIVE MUND TË BËHET EDHE JASHTË SEANCËS KONSTITUIVE DHE NË SALLA TË TJERA, SIÇ ËSHTË SALLA DYTËSORE AJO E BORIS TRAJKOVSKIT”, SQAROI KADRIU.

“Tjetër rrugëdalje nuk ka eventualisht ndërkohë nëse paraqitet ndonjë trysni nga faktori ndërkombëtar” por siç shprehet Kadriu “edhe faktori ndërkombëtar erdhi bëri apele kurse nuk ndërmori asnjë hap sanksionues për tërë këto veprime të kryetarit Ivanov dhe VMRO-DPMNE-së duke mos treguar korrektësi dhe vendosmëri në qëndrimet e tyre” prandaj ai këshillon që partitë parlamentare aktuale të ndërmarrin hapa.

Përndryshe ka më shumë se katër muaj që kur deputetët e parlamentit të Maqedonisë iu janë verifikuar mandatet, ka pothuajse një muaj që kur të njëjtët iu rikthyen Kuvendit pas një pauzeje tremujore, por ende nuk kemi formim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime e që më pas të mund të zgjedhet edhe kryetari i Kuvendit e që tërë kjo të hap rrugën edhe për formim të Qeverisë së Maqedonisë me këtë edhe të përcaktohet fati i institucioneve dhe PSP-së.

Sipas ligji aktual për PSP-në ajo ka të drejtë që deri në fund të qershorit të hap aktakuza të reja, por ka shumë raste që janë hapur deri më tani e të cilat ende nuk kanë epilog gjyqësor.

Nga ana tjerët Gjykata Supreme sot anuloi senacën e përgjithshme në të cilën pritej të vendoset për ligjshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike dhe përdorimit apo jo të “bombave” si dëshmi hetimore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *