Home / Shëndeti / Çfarë duhet të dini PATJETËR për klamidian, infeksioni i fshehur tek femrat

Çfarë duhet të dini PATJETËR për klamidian, infeksioni i fshehur tek femrat

Klamidia është një infeksion i transmetuar seksualisht, i shkaktuar nga bakteri Chlamydia trachomatis. Si femrat ashtu edhe meshkujt janë të rrezikuar nga ky infeksion, i cili mund të përhapet nëpërmjet seksit vaginal, anal dhe oral.

Klamidia quhet ndryshe një infeksion i fshehur, duke qenë se tek shumë njerëz nuk shfaq simptoma, ose mund të ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore.

Kjo është sidomos problematike për gratë, pasi, nëse klamidia ngelet pe trajtuar, mund të përhapet në mitër dhe tubat fallopianë dhe të shkaktojë sëmundjen inflamatore pelvike (SIP), një infeksion serioz i mitrës, vezoreve ose tubave fallopianë.

Si sëmundja inflamatore pelvike ashtu edhe klamidia e patrajtuar mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme në organet riprodhuese, duke ndaluar takimin e spermës me vezët dhe shkaktuar infertilitet.

Sipas ekspertëve, rreth 25% e rasteve të grave që nuk mund të lindin fëmijë ndodhin për shkak të bllokimit të tubave fallopianë. Në disa raste ato mund të trajtohen me anë të kirurgjisë, por ka edhe raste kur është e pamundur ndërhyrja.

Gratë shtatzëna të prekura nga ky infeksion janë më të rrezikuara që të lindin para kohe dhe mund ta kalojnë infeksionin tek foshnjat, duke iu shkaktuar infeksion të syve ose pneumoni.

Lajmi i mirë është se vetë klamidia mund të trajtohet plotësisht, prandaj, nëse e kapni para se të shkaktojë ndonjë dëmtim, mund të kuroheni plotësisht. E rëndësishme është të dini që jeni prekur nga një infeksion i tillë, i cili është i rrezikshëm pasi nuk shfaq simptoma – prandaj janë të rëndësishme testet e rregullta për sëmundjet e  transmetuara  seksualisht.

Gjithsesi, këto janë simptomat e klamidisë që duhet t’i dini:

Shkarkim jonormal nga vagina

Shumë faktorë mund të ndryshojnë shkarkimet vagjinalet. Një shkarkim me erë të rëndë në ngjyrë verdhë në jeshile mund të jetë tregues i një infeksioni si klamidia. (Mund të jetë shenjë edhe e ndonjë problemi tjetër shëndetësore, prandaj është e rëndësishme kontrolli tek mjeku).

Ndjesi djegieje gjatë urinimit dhe nevojë urgjente për të urinuar

Nëse infeksioni është në uretër, mund të shkaktojë ndjesinë e djegies apo dhimbjes gjatë urinimit. Mund të ndieni gjithashtu nevojën për të shkuar urgjent në tualet. Këto janë simptoma edhe të infeksioneve urinare, prandaj mund të ngatërroheni lehtë.

Dhimbje në zonën rektale, shkarkime dhe/ose gjakderdhje

Nëse keni klamidi në pjesën e rektumit, mund të shkaktojë dhimbje, shkarkim dhe gjakderdhje. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, duhet të kontrolloheni menjëherë tek mjeku.

Dhimbje në pjesën e poshtme abdominale

Nëse infeksioni është lënë pa trajtuar për një kohë të gjatë dhe ka shkaktuar sëmundjen inflamatore pelvike, mund të përjetoni  dhimbje në pjesën e poshtme abdominale.

Dhimbje gjatë aktit seksual dhe gjakderdhje pas tij

Klamidia mund të shkaktojë inflamacion në qafën e mitrës, prandaj mund të ndieni dhimbje gjatë aktit seksual. Mund të shkaktojë gjithashtu gjakderdhje pas kryerjes së marrëdhënieve.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *