Home / Lajme / Rajon / Çfarë i tha Behgjet Pacollit djali i tij gjashtë vjeçar derisa po largohej nga Kosova?

Çfarë i tha Behgjet Pacollit djali i tij gjashtë vjeçar derisa po largohej nga Kosova?

Ka lënë familjen për të qenë krah i qytetarëve të Kosovës. Përveç familjes thotë se ka sakrifikuar edhe standardin jetësor.

“Kam lënë një ambientë ku çdo gjë është e rregulluar dhe kam ardhur në Kosovë, dhe merrem me përditshmërinë në Kosovë. Kam lënë familjen time, fëmijët e mi, që janë krejt të rinj, dhe praktikisht jam këtu,” është shprehur ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherit edhe president i Aleancës Kosova e Re.

Ai përmend situatën e fundit me djalin e tij gjashtë vjeçarë, shkruan arbresh.info.

“Ishte situatë e rëndë dje. Kur i përcjella djemtë, djali gjashtë vjeçarë tha: ‘Babi cfarë të kemi bërë ty, që ti nuk je me ne’,” rrefen Pacolli në një intervistë në TribunaChannel, duke shpresuar se ndonjëherë do ta kuptojë këtë situatë familja e tij.

“Do të jem krah qytetarë do të jem baras me ta, dhe do të ecim përpara me këtë sfidë. Sfidë për të ndryshuar Kosovës, dhe të ridrejtuar Kosovën në binarët e duhur,” është shprehur Bexheti.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *