Home / Lajme / Botë / Çfarë po ndodh? Diplomacia në tërheqje e sipër, bota ka rritur shpenzimet për armatim!

Çfarë po ndodh? Diplomacia në tërheqje e sipër, bota ka rritur shpenzimet për armatim!

Parë në prizmin global, bota ka rritur shpenzimet për armatimin. Në këtë përfundim arrin studimi i fundit i SIPRI-t me qendër në Stokholm. Diplomacia është në tërheqje e sipër.

Për herë të parë që nga viti 2014 janë rritur shpenzimet globale për armatimin, bën të ditur “World Military Expenditure Report”, raporti i SIPRI-t, Qendrës Studimore të Paqes në Stokholm, (Stockholm International Peace Research Institute).

Në vitin 2016 vendet kanë dhënë 1.686 miliardë dollarë për armatime. Shtetet që kryesojnë listën: SHBA, Kina dhe Rusia.

Por edhe shtete të tjera si Arabia Saudite që e kanë shkurtuar buxhetin ushtarak, nuk e bën këtë për arsye politike, por për arsye ekonomike, pas rënies së çmimit të naftës, thuhet në raport.

Kjo rritje konfirmon një trend të viteve të fundit thotë politologu Marius Balves nga Qendra e Bonnit për Studimet e Transformacionit në bisedë me DW.

“Ndryshe si para dhjetë vitesh, sot nuk zgjidhen aq shumë si rrugë diplomacia dhe institucionet ndërkombëtare. Në vend të kësaj, shtete të veçanta përpiqen të garantojnë sigurinë e tyre përmes armatimit”.

Rritja e rëndësisë së ushtrisë

Aneksimi i Krimesë nga Rusia, tensionet në Detin Jugor të Kinës, luftërat në Lindjen Afërt: Të gjitha këto kanë rritur frikën, se konfliktet e armatosura mund të zgjerohen, thotë Balmes.

Nga ana tjetër po zhduket besimi tek puna e institucioneve ndërkombëtare. Shumë shtete mbështeten tek vetja dhe kjo bën që të rritet rëndësia e ushtrive kombëtare, me pasojë rritjen e shpenzimeve të armatimit.

Një nga vatrat kryesore të krizës mbetet Lindja e Afërt. Lufta në Siri e ka ashpërsuar situatën, thekson raporti.

Për aktorët prezentë aty janë rritur së tepërmi shpenzimet.

“Informacionet tona na bëjnë të themi, se Rusisë angazhimi në Siri i ka kushtuar në vitin 2016, rreth 464 milionë dollarë amerikanë”, thotë ekonomisti, Nan Tiam, njëri nga autorët e raportit të SIPRI-t.

Sipas Tiam, Arabia Saudite ka ulur shpenzimet buxhetore, por ky ishte një veprim i motivuar ekonomikisht e jo politikisht.

“Ata duhej të bënin shkurtime në të gjithë sektorët buxhetorë”, thotë Tiam, sepse të ardhurat e Arabisë Saudite bazohen 80% tek nafta.

Vatra konflikti

Por kjo nuk ndryshon asgjë në ashpërsimin e konfliktit mes Arabisë Saudite dhe Iranit, thotë eksperti Marius Bales.

Të dyja palët nuk u japin shpresë negociatave dhe zgjedhin rrugën ushtarake.

Në rajon janë rritur shpenzimet buxhetore edhe për shkak të konflikteve të tjera.

“Duke përjashtuar Omanin, të gjitha vendet në Lindjen e Mesme janë të përfshira në konflikte të armatosura”, thotë Balmes.

Edhe në Europë janë rritur shpenzimet për ushtrinë.

Sipas SIPRI-t ato kanë shënuar një rritje 2,6%, ku pjesën kryesore e mbajnë shtetet europianoqendrore.

“Kjo rritje shpenzimesh lidhet me rrezikun që shume vende europianoqendrore shohin tek Rusia”, thotë Siemon Wezemann, një nga autorët e studimit. “Këtë gjendje nuk e ndryshon as fakti që, Rusia në vitin 2016 ka përdorur për ushtrinë vetëm 27% të shumës që përdorin vendet e NATO-s”.

Por nuk ka më shumë stabilitet me rritjen e shpenzimeve buxhetore, thotë Marius Bales. Nëse edhe Rusia ndjehet e kërcënuar, atëherë jemi në fillim të një spiraleje të re armatimi mes Perëndimit e Lindjes, thekson eksperti për Deutschen Wellen.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *