Home / Sport / Chelsea i afrohet trofeut

Chelsea i afrohet trofeut

Pas kualifikimit për në finalen e FA Cup, duke eliminuar në gjysmëfinale Tottenham, blutë e Antonio Conte kanë marrë fitore edhe në ndeshjen e radhës në kampionat.

Chelsea ka mposhtur me rezultatin 4-2 Southamptonin dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, ndaj krahas FA Cup, duket se do t’i heqin Tottenham një tjetër mundësi për të fituar trofe, transmeton TCH.

Hazard dhe Cahill shënuan në pjesën e parë për londinezët dhe pas golit të Romeu, kjo pjesë u mbyll me rezultatin 2-1. Në pjesën e dytë, sulmuesi brazilian Diego Costa realizoi një dopietë, ndërsa Southampton shënoi me anë të Bertrand golin që sigloi rezultatin final 4-2.

Ekipi i Contes kryeson Premiere League me 78 pikë, e ndjekur nga Tottenham me 71 pikë dhe një ndeshje të zhvilluar, më pak. Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi, duket e pamundur që blutë e Londrës të gabojnë aq shumë sa të vënë dështojnë në fitimin e titullit kampion.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *