Home / Shëndeti / Cila është lidhja midis shkuarjes në gjumë, diabetit dhe depresionit?

Cila është lidhja midis shkuarjes në gjumë, diabetit dhe depresionit?

Studimet më të reja kanë treguar që personat të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe vonë shkojnë të flenë gjumë shpesh vuajnë nga depresioni në raport me ata të cilët zgjohen herët dhe herët shkojnë në gjumë.

 Në Kongresin e përvitshëm rë endokrinologëve në Oregon, është prezantuar një studim i cili ka hulumtuar gjendjen shpirtërore, cilësinë e gjumit dhe kohën e zakonshme të shkuarjes në gjumë te 500 persona me diabet nga Çikagoja dhe Tajlanda, transmeton Telegrafi.

Te të dy grupet është vërejtur që personat të cilët vonë shkojnë të flenë gjumë dhe më shumë duan të punojnë në mbrëmje tregojnë më shumë simptoma depresioni nga ata të cilët zgjohen herët.

“Ky zbulim është i rëndësishëm, sepse depresioni shpesh shfaqet te personat të cilët vuajnë nga diabeti, s sa te të tjerët, thotë dr. Sirimon Reutrakul.

Ajo që është më e rëndësishmja, depresioni i cili nuk shërohet mund të vështirësojë kontrollin e diabetit.

Edhe pse është konstatuar ekzistimi i vetëm lidhjes së butë, nuk mund të injorojmë ndikimin e ciklit të gjumit dhe shprehive të lidhura me gjumin në humorin dhe shëndetin e personave me diabet.

 “Çdokush ka ndonjë ritëm të vet natyror dhe mbase ndryshimi i tij do të shkaktonte më shumë dëm se sa dobi”, përfundon dr. med. Reutrakul.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *