Home / Shëndeti / Cilët janë çajrat bimorë më të mirë për tretjen

Cilët janë çajrat bimorë më të mirë për tretjen

Vaktet e bollshme, ushqimet pikante, me shumë yndyrë, pijet e gazuara, të gjitha këto shkaktojnë probleme me sistemin tretës. Mund të përfundoni me fryrje dhe dhimbje në pjesën e barkut, refluks acid, gazra nëse nuk tregoni kujdes me mënyrën e ushqyerjes.

Për shekuj me radhë, njerëzit në të gjithë botën kanë përdorur çajrat bimorë si një mënyrë për lehtësimin e tretjes dhe trajtimin e disa shqetësimeve me traktin gastrointestinal. Konsumimi i tyre pas ngrënies përmirëson absorbimin e lëndëve ushqyese tek ushqimet si dhe lehtëson simptomat e shkaktuara nga problemet e vogla me traktin gastrointestinal.

Më poshtë do të gjeni 4 lloje çaji që mund t’ju ndihmojnë me sistemin tretës.

Çaj xhenxhefili

Ky çaj përdoret gjerësisht nga njerëzit për lehtësimin e disa shqetësimeve me stomakun. Ai është shumë i mirë për lehtësimin e ulcerës në stomak si dhe kur keni të përziera. Përgatitet shumë lehtë: mjafton të shtoni një lugë çaji xhenxhefil të copëtuar në një filxhan me ujë të valuar. Lëreni të zbutet për pak minuta. Mund të shtoni edhe pak mjaltë për ta bërë më të shijshme.

Çaj mente

Kjo pije e shëndetshme është mirë të konsumohet pasi vakti i bollshëm që keni ngrënë ju ka shkaktuar fryrje të barkut. Mund të pini edhe një filxhan me çaj mente nëse keni të përziera. Nëse vuani nga refluksi acid, duhet ta shmangni këtë pije.

Çaji kopër

Keni fryrje barku dhe shumë gazra? Një mënyrë shumë e mirë për të shpëtuar nga probleme të tilla me sistemin tretës është të pini një filxhan me çaj kopër. Mund të përgatitet duke hedhur një lugë çaji fara kopre në një filxhan me ujë të nxehtë, shkruan Shëndeti. Lërini të zbuten për pak minuta dhe më pas konsumojeni me ngadalë këtë çaj bimor.

Çaj kamomili

Për shkak të vetive të tij qetësuese, çaji i kamomilit është shumë i mirë nëse vuani nga ulcera në stomak. Ky çaj bimor është gjithashtu i mirë nëse keni probleme me tretjen e ushqimeve apo absorbimin e lëndëve ushqyese. Çaji i kamomilit është i mirë edhe nëse keni probleme me gjumin.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *