Home / Kryesoret / DAÇIQ: ‘Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në NISH

DAÇIQ: ‘Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në NISH

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi se BE-ja dhe SHBA-ja, si dhe Britania e Madhe do të mbeten përgjegjëse për pasojat që do të vijnë në rast se nuk regojnë ndaj deklaratave të fundit të politikanëve shqiptarë për bashkimin e trojeve shqiptare, të SHqipërisë, Kosovës dhe të tri komunave me shumicë shqiptare, në jugun e Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.

Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Bujanovcit, Jonuz Musliut se “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i pakuptimtë pa bashkimin e Luginës së Preshevës, pa Medvegjën, Bujanocit e Preshevës”, ministri Punëve të Jashtme serbe, Daçiq deklaroi se ky është kërcënim ndaj paqes në Ballkan e Evropë, njofton gazeta serbe Beta.

“Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thaçit dhe Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllim i të gjithë shqiptarëve. Sot, Musliu me këtë i është afruar edhe Nishit, nesër edhe Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin për këtë BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe? Nëse nuk e bëjnë edhe kësaj here, kur Shqipëria e Madhe ka arritur deri te Nishi, do të jenë përgjegjëse të drejtpërdrejt për pasojat”, ka thënë Daçiq, transmeton RTK.

Ai tutje ka kërcënuar duke thënë se “shqiptarët duhet mirë t’i masin fjalët e tyre dhe t’i zgjedhin ato, sepse më në skenën ndërkombëtare nuk janë mbrojtësit e tyre të cilët kanë bombarduar Serbinë që t’ia marrin Kosovën”.

“Kjo më kurrë nuk do të përsëritet. Serbia askënd nuk po e provokon, por askujt nuk i frikësohet. Për fat të mirë, e gjithë kjo është vetëm një ëndërr e bukur”, ka thënë Daçiç.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *