Home / Lajme / Botë / Dalin pamjet e para të të dyshuarit për shpërthimin në Shën Petersburg (FOTO)

Dalin pamjet e para të të dyshuarit për shpërthimin në Shën Petersburg (FOTO)

Të paktën 10 persona janë vrarë në një shpërthim që ndodhi në metronë e Shën Petersburgut në Rusi, derisa në qytet po qëndronte për vizitë presidenti rus Vladimir Putin.

Një imazh i kamerave të sigurisë së metrosë në Shën Petersburg ka arritur që të kap të dyshuarin, raporton The Telegraph.

Një dëshmitar deklaroi se bomba mund të ketë qenë e vendosur në një çantë nga një njeri që më pas u largua nga metroja.

Zyrtarët konfirmuan se një pajisje e dytë e pashpërthyer është gjetur në metro dhe është çaktivizuar, njofton Insajderi.

Një imazh i kamerave të sigurisë shfaq të dyshuarin për shpërthimin në Shën Petersburg. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *