Home / Shëndeti / Dallimi mes femrës së mençur dhe asaj që dëshiron të bëhet e mençur!

Dallimi mes femrës së mençur dhe asaj që dëshiron të bëhet e mençur!

“Të mençurat”, natyrisht kanë cilësi të shumëta, por paaftësia e tyre e pranimit të mendimit ndryshe mund të bëhet e padurueshme. Gruaja e mençur nuk duhet gjithmonë të ketë të drejtë. Ja cilët dallime janë akoma për këto dy lloje.

Mençuria dhe të bërit i mençur. Kufiri nuk është dhe aq i hollë, por disa mund të rradhiten në të dy kategoritë.

 Këto janë dallimet më të mëdha:

Disa gjëra janë shumë interesante …

Kur partneri i saj gabon diçka, gruaja e cila bëhet e mençur gjithmonë i a përplasë para hundëve thënien “Të kam thënë”. Gruaja e mençur e përkrahë partnerin, tenton ta disponojë, kurse ndonjëherë bën sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Gratë që dëshirojnë të bëhen të mençura konsiderojnë se fati lind vetëm kur ka të drejtë. Fjala e tyre është gjithmonë e fundit. Gruaja e mençur e din se gjërat nuk fukksionojnë pikërisht ashtu dhe ndonjëherë duhet bërë lëshime, dhe me këtë kursehet energji.

Grave që janë më të ndjeshme dhe të cilat duan të bëhen të mençura, siç thonë ekspertët, i pengojnë këshillat që i’u jep vjehrra, kurse e mençura ndëgjon e qetë, dhe pastaj bën atë që mendon se është e saktë. Me qëllimin më të mirë, natyrisht

Lexoni edhe këtë:   Fituesit e Oscars 2017, ja ku shkuan statujat e arta

Gruaja e mençur gjithmonë punon në zhvillimin e saj personal dhe i pranon të tjerët ashtu siç janë. Nuk dëshiron të ndryshojë gjithçka rreth saj.

Gruaja e mençur e kupton se secili fëmijë i saj është i veçantë dhe i nxitë të bëjnë atë që i bën të ndjehen të kënaqur. Ajo e dyta e injoron fëmijën kur i thotë se ndonjë lloj sporti, vallëzim apo diçka tjetër nuk i pëlqen, dhe e sforcon që të vazhdojë akoma ta bëj.

“E mençura” gjithnjë e merr kontrollin dhe e mëson partnerin si të bëj diçka të saktë, kurse e mençura me zgjuarsi e orienton në drejtimin e duhur dhe e përkrahë në realizimin e qëllimeve të tij.

Mbikëqyrë fëmijët e saj madje edhe kur janë të rritur, jepë qindra këshilla, kryesisht kur fëmijët nuk e kërkojnë atë dhe gjithnjë përzihet në edukimin e fëmijëve të tyre. Gruaja e mençur kurrë nuk vepron kështu. Ajo i lejon fëmijët t’i fitojnë vetë përvojat e tyre të jetës dhe i përkrahë pa marrë parasysh çka.

Gruaja e mençur në punë përpiqet të krijojë atmosferë të mirë dhe pozitive në të cilën respektohen kolegët. Gruaja e cila dëshiron “të bëhet e mençur” do të bëj gjithçka që ajo të jetë më e mirë se të gjithë. Për atmosferë nuk brengoset.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *