Home / Kryesoret / DAP publikon listën e borxhlinjve

DAP publikon listën e borxhlinjve

Drejtoria e të ardhurave publike ka publikuar listën e borxhlinjve në të cilën u gjendën mbi 4 mijë firma dhe persona fizik.

Borxhliu më i madh është firma “Oteks” e Ohrit e cila nuk ka paguar tatimin e fitimit në vlerë prej 11,1 milion eurosh. “Makedonija Pat” është gjithashtu një prej borxhlinjve më të mëdhenj me 7 milion euro tatim të papaguar. Shumica e borxhlinjve në këtë listë gjenden me muaj të tërë.

Edhe Radio Televizioni i Maqedonisë gjendet në listën e institucioneve që nuk kanë paguar tatim ndaj shtetit. Televizioni ka borxh prej 1,4 milion eurosh.

Tatimi i papaguar është në bazë të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal, kontributet e obligueshme sociale, akciza e dogana për të cilat vlera e përgjithshme tejkalon 120 mijë denarë për personat fizik dhe 300 mijë denarë për personat juridik.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *