Home / Lajme / Maqedoni / DASH kërkon llogari për dhunuesit e institucioneve në Maqedoni

DASH kërkon llogari për dhunuesit e institucioneve në Maqedoni

Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e dhunshme ndaj anëtarëve të parlamentit të Maqedonisë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si krye-parlamentar.

Nga Departamenti Aamerikan i Shtetit (DASH) thonë se krye-parlamentari i ri do të ketë mbështetjen e tyre të plotë për t’i ndihmuar Maqedonisë të eci përpara në rrugën evropiane.

“Dhuna nuk ka vend në proceset demokratike. Shprehim keqardhjen tonë për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë për të siguruar sigurinë e të gjithë anëtarëve të Parlamentit, të hetojnë me detaje sulmin dhe të kërkohet llogari nga ato që shkaktuan dhunën”, thuhet në qëndrimin e DASH.

Shtetet e Bashkuara apelojnë tek të gjitha partitë që ta ruajnë qetësinë dhe t’i respektojnë ligjet dhe proceset demokratike në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *