Home / Lajme / Rajon / Daut Haradinaj: Nuk lëshojmë pe, Serbia përgjigjen e njëjtë do ta merr si më 1998

Daut Haradinaj: Nuk lëshojmë pe, Serbia përgjigjen e njëjtë do ta merr si më 1998

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur edhe një herë në Kuvendin e Kosovës për deklaratën e tij që u komentua shumë nga përfaqësuesit e huaj në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se nuk përfaqësuesit diplomatik duhet ta dinë se Beogradi është duke destabilizuar Kosovën.

Haradinaj ka thënë se askush më shumë se si nuk e donë paqen.

“Nuk ka provokim më të madh, se implementimi i agjendave të Beogradit në Kosovë. Nëse e kanë atë qëllim le t’i impeltemtojnë ato agjenda dikur tjetër,. Këta duhet ta dinë edhe përfaqëuseuis diplomatik. Askush më shumë se unë se donë paqen. Asnjë prej serbëve nuk i ka ruajtur monumentet historike në Kosovë, por i kemi ruajtur vetë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk do të lëshojnë pe, përderisa ka thënë se iu bënë thirrje të gjithë atyre që mos të luajnë me zjarr.

“Nuk lëshojmë pe më, përgjigjen do ta marrin si më 1998 dhe 99. Bëjnë thirrje për të gjitha ata që nuk kam thënë se do të bëjnë spastrim etnik, kam thënë me pas kujdes. Në rast se dojnë të luajnë me zjarr puna e mbarë ju qoftë”, ka thënë Haradinaj./lajmi.net/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *