Home / Kryesoret / Debat i ashpër për rendin e ditës – (VIDEO)

Debat i ashpër për rendin e ditës – (VIDEO)

Zëvendës kryetarja  e LSDM-së Radmilla Sheqerinska kërkon që të votohet për propozim konkret të mbështetur nga 10 deputetë, duke aluduar në propozimin e Oliver Spasovskit që të kalohet në pikën tjetër të rendit të ditës, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.Gjatë ndërhyrjes së saj procedurale, Sheqerinska përkujtoi në një pjesë nga materiali ” E vërteta për Maqedoninë”, e që kishte të bëjë me ligjin për “branitellat”, ku mes tjerash thuhet se në momentin që propozim ligji të vije në votim, “të parkohet”.

“Këta deputet do të debatojnë kur do të vijmë në atë pikë të rendit të ditës, këta do të replikojnë kur do të kthehemi në atë pikë të rendit të ditës.prandja nuk ka nevojë për nervozë e cila për mua është tërësisht e qartë, vetë e korni atë që dikur e keni mbjellë”, tha Sheqerinska, transmeton Televizioni Koha.

Në një ndërhyrje procedurale deputeti i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, tha se po shkilen të gjitha pikat e rregullores së Kuvendit.

“Para meje është rregullorja dhe  nuk e di për cilin nen të flas në fillim sepse po bëhen shkelje në të gjithë rregulloren. Zgjedhje e vetme është propozimi që u dha pak më parë, të zbatohen neni 78 dhe të kalohet ne piken e radhë të rendit të ditës”, tha Sela, transmeton Televizioni Koha.

Sela kërkoi gjithashtu që kur Trajko Veljanovski të ndërhyjë në mënyrë procedurale të lëshohet edhe kohëmatësi duke shtuar se Trajkovski është vetëm deputetë si të gjithë të tjerët dhe nuk ka asnjë të drejtë të marr vendime.Deputetët e LSDM-së kërkuan që të kalohet në pikën e katërt të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.Kjo u kundërshtua ashpër nga VMRO-DPMNE-ja e cila këmbëngul se nuk mund të ndërpritet debati për pikën e rendit të ditës pa mos u shterur e gjithë lista e të paraqiturve për fjalë. Deputeti i i kësaj Ilija Dimovski, kërkoi që LSDM të mos të bëjë presion politik mbi kuvendin

“Para se të përfundojë diskutimi për pikën e tretë të rendit të ditës nuk mund të shkohet në zgjedhje të kryetarit të kuvendit. Gjithmonë njëherë kemi zgjedhur komisionin e më pas kryetar të kuvendit”, deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE, transmeton Televizioni Koha.

Reagoi edhe deputeti i BDI-së Xhevat Ademi duke theksuar se kandidat për kryetar të Kuvendit mund të propozoj komisioni për zgjedhje dhe emërime por edhe 20 deputetë.  Ademi përkujtoi Veljanoskin se nenin 78 e obligon në çdo moment dhe pa diskutim që propozimi i cili është i mbështetur nga 67 deputetë duhet të vihet në votim. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *