Home / Lajme / Rajon / Deklarata e Ramës për Shqipërinë e Madhe nervozon mediat e Beogradit

Deklarata e Ramës për Shqipërinë e Madhe nervozon mediat e Beogradit

Gazetat serbe në botimet e tyre të sotme në ballina kanë njoftuar gjerësisht për deklaratat e Edi Ramës dhënë portalit Politico.eu, që në rast se nuk do të ketë vend për Shqipërinë në BE atëherë do të shikohet mundësia e Bashkimit mes Shqipërisë e Kosovës.

I pyetur nëse e ka hequr nga tavolina e opsionin e bashkimit me Kosovën, Rama ka thënë:”Jo, sepse mënyra e vetme për të mbajtur Ballkanin në paqe dhe bashkëpunim është – që të jetë shtegu i hapur për BE për të patur një perspektivë të qartë, për të mbajtur emocionin pozitiv për BE-në.

Askush nuk do të dëshironte të kthehej në unione të vogla, çdokush do të dëshironte të jetë pjesë e unionit të madh. Por nëse nuk ka shpresë, s’ka perspektivë, s’ka hapësirë, atëherë edhe unionet e vogla mund të ngjajnë”, ka thënë Rama.

Në ballinat e Gazetave të Serbisë sot janë edhe deklaratat e politikanëve serbë por edhe “skenarët” e çmendur të tyre sesi gjoja Rama do të bëjë luftë për bashkimin e trojeve shqiptare.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *