Home / Kryesoret / Deklarata e Ramës, reagon Bashkimi Evropian – (VIDEO)

Deklarata e Ramës, reagon Bashkimi Evropian – (VIDEO)

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi një bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë, nëse do të venitej perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian, duket se ka reaguar Komisioni Europian, përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç.

“Siç është konfirmuar së fundmi nga Këshilli Europian, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë europiane, e për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon, pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Koçijançiç, transmeton Televizioni Koha.

Profesori universitar Salajdin Salihu për Televizionin Koha tha se vlerëson se deklaratat e Ramës tregojnë se shqipëria tashmë nuk është shtet inferior në rrethanat e reja të krijuara në Ballkan pasi që Shqipëria është shtet i konsoliduar dhe anëtar i NATO-së.

Përndryshe, Rama dje deklaroi se nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën në qoftë se nuk ka asnjë shans për anëtarësim në BE.këto deklarata u pasuan edhe em shumë reagime edhe në Serbi dhe Maqedoni. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *