Home / Lajme / Rajon / Denoncimi: Mijëra ton kanabis që janë prerë, janë fshehur në tunele nga policia

Denoncimi: Mijëra ton kanabis që janë prerë, janë fshehur në tunele nga policia

Mijëra ton kanabis që është prerë nga policia, më pas është fshehur nëpër tunelet e ushtrisë, për tu tharë dhe për tu shitur. Kështu shkruan në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, në ditën që kryeprokurori e bëri deklaratën se policia ka fshehur mijëra ton kanabis, kryeministri Edi Rama për të shuar bujën e lajmit i bëri një letër Llallës që ti kontrollohen deputetët.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Ne Narkorepubliken e Norieges (Kanabistan) droga qe zbulohet vidhet nga Narkopolicia!

Te dashur miq, droga tejkalon vleren e floririt, po ju rikujtoj ketu se 12 ton kanabisi qe u gjeten ne magazinen shteterore te nje fshati ne Permet, kushton 60 milion euro.

Duke patur parasysh faktin se droga, ne varesi nga lloji, tejkalon gram per gram floririn, Shqiperia dhe çdo vend tjeter ka ligje te rrepta per asgjesimin e saj, detyrimisht ne prani te prokurorit dhe me proces verbal te firmosur nga prokurori dhe kamera.

Prokurori i pergjithshem denoncoi policine dhe informoi opinionin se Narkopolicia e Narkorepublikes se Norieges ne asnje rast nuk ka njoftuar prokurorine, çka do te thote se, ne te gjitha rastet drogen e gjetur nga denoncimet e qytetareve ne prokurori, Narkopolicia e ka vjedhur dhe nuk e ka shkaterruar.

Te mos harrojme se Narkopolicia e Kanabistanit ka raportuar se ajo ka korrur 2,5 milion bime apo se paku 10 mije ton kanabis, nga e cila rezulton se asnje rrenje nuk eshte shkaterruar por eshte depozituar ne tunelet e ushtrise dhe depot e rezervave shteterore te Narkorepublikes.

Fshehja e mbi dhjete mije ton kanabis nga Narkopolicia e Narkorepublikes se Norieges perben superskandal boteror.

Eshte domethenese se pikerisht diten qe prokurori i pergjithshem denoncoi publikisht kete superskandal, Noriega i Shqiperise, per te zhurmuar sado pak kete denoncim, i kerkon prokurorit te verifikoje pastertine e narkodeputeteve te tij.

Duke pershendetur guximin e denoncimit te ketij superskandali, i bej thirrje prokurorit te pergjithshem te nise me urgjence hetimin dhe te vendose me rreptesine me te madhe para ligjit autoret e ketij krimi monstruoz me vlere ndofta edhe mbi 15 miliarde euro, rrezik madhor per sigurine e vendit dhe te rajonit. Sb

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *