Home / Kryesoret / DEPONIJA RAJONALE DO TË FINANCOHET NGA ZVICRA – (VIDEO)

DEPONIJA RAJONALE DO TË FINANCOHET NGA ZVICRA – (VIDEO)

Problemi me mbeturinat në Tetovë vazhdon të jetë një nga problemet kryesore në qytetin e Tetovës. Ende nuk dihet saktësisht se kur do të fillojë të ndërtohet stacioni për reciklimin e mbeturinave që do të luajë edhe rolin edhe stacionit të ngarkim shkarkimit për qytetin e Tetovës. Por në ndërkohë nuk është problem vetëm ky stacion, pasi që rajonit të Pollogut i mungon deponi  rajonale me standarde  që do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë këtë problem për të gjitha komunat e Pollogut, transmeton Televizioni Koha.

“Ne e kemi buxhetuar stacionin për tranferin e mbeturinave lidhur em atë që është gurmbullim i jashtëligjshëm në hyrje të Tetovës atë të pastrojmë dhe ta përfundojmë si problem. Mirëpo jemi të vetëdijshëm se i tërë rajoni i Pollogut ka problemin tjetër, pra problemin e deponimit të mbeturinave sepse me stacionin e transferimit nuk e zgjidhim problemin. Atë çshtje e kemi zgjidhur si rajon me ndihmën e UNDP-së nga ana e Agjencionit Zvicerian për Zhvillim dhe Investime dhe bëhet fjalë për projekt prej 7 milion euro, për renovimin e  plotë të deponisë në Rusino dhe ky projekt do ta zgjidhte njëherë e përgjithmonë këtë problem për Pollogun. Nuk është shkuar me koncesion por me projekt shtetërorë”, tha kryetarja Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti tha se pritet që shumë shpejtë të nënshkruhet kontrata dhe të fillojë të realizohet në praktikë ky projekt.

“Jemi në fazën përfundimtare pra të nëshkrimit të kësaj kontrate, për standardizimin e deponisë rajonale dhe përforcimin e kpaciteteve të ndërmarrjeve publike komunale në rajonin e Pollogut dhe kjo do të zgjidhet në mënyrë afatgjate. Kjo nënkupton ndërtimine  kapatazheve për mbeturinat, pastrimine  ujrave të zeza e kështu me radhë”, tha ministri Ameti. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *