Home / Kryesoret / Deputeti i LDK’së thotë se demarkacioni s’kalon – opsion mbeten zgjedhjet

Deputeti i LDK’së thotë se demarkacioni s’kalon – opsion mbeten zgjedhjet

Një deputet i LDK’së po thotë se Qeveria aktuale s’i ka votat për të votuar demarkacionin. Adem Salihaj ka deklaruar se marrëveshje për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi duhet rinegociuar. Megjithëkëtë, ky zyrtar i LDK’së ka thënë se rrëzimi i Qeverisë është dëshirë e PDK’së.

Deputeti i LDK’së, Adem Salihaj ka thënë se koalicioni qeverisës vazhdon të mos i ketë votat për kalimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai thotë se e vetmja zgjidhje në këtë situate është rinegocimi.

“Sa i përket demarkacionit, zgjidhja nuk është sjellja e tij në Kuvend. Koalicioni nuk i ka votat, sepse po t’i kishte, do ta kishte sjellë moti. Zgjidhja është te rinegocimi, nuk ka zgjidhje tjetër”, ka thënë Salihaj, për Express, të dielën.

Shefi i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nëse s’kalon demarkacioni atëherë mbesin opsion zgjedhjet e reja. Të njëjtën e ka thënë edhe Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i cili ka paralajmëruar se këtë muaj demarkacioni shkon në Kuvend për votim.

Sidoqoftë, deputeti i LDK’së thotë se përpos Opozitës edhe PDK po e dëshiron rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr prej Isa Mustafës.

“Rrëzimin e Qeverisë, më shumë se opozita, e dëshiron PDK dhe Kadri Veseli. Arrestimet e mundshme nga Gjykata Speciale po e mbajnë ne ankth kreun e PDK-se.”, ka deklaruar ai.

Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, deputeti i LDK’së ka thënë se nuk ekziston ndonjë arsye e veçantë për këtë çështje.

“Sa i përket opozitës, ajo ka kërkuar vazhdimisht zgjedhje, kjo është në natyrën e opozitës. Megjithatë, nuk ekziston ndonjë arsye e veçantë për zgjedhje të jashtëzakonshme.  Kosova përherë ka mbajtur zgjedhje te jashtëzakonshme, por asnjëherë nuk është përmirësuar gjendja,” ka deklaruar Salihaj për Gazetën Express.

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *