Home / Lajme / Maqedoni / ‘Der Spiegel’: BE-ja mund të vendosë sanksione ndaj Maqedonisë

‘Der Spiegel’: BE-ja mund të vendosë sanksione ndaj Maqedonisë

Kriza politike në Maqedoni, ka bërë që Bashkimi Evropian të mendojë për vendosjen e sanksioneve ndaj këtij shteti.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka shkruar se në BE-po flitet për ngrirjen e llogarive të disa politikanëve, ndërsa kancelaria gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar kreun e VMRO-së Nikolla Gruevskin që të ndërpresë bllokadën .

Deutsche Welle shkruan se publikisht nuk është folur për sanksione, por për një hap të tillë pritet të vendoset për shkak të “shqetësimit dhe frustracionit  në institucione për shkak të ngërçit politik” thuhet në burimet e Der Spigel.

Sipas “Der Spiegel” mund të ketë dy forma të sanksioneve kundër Maqedonisë, të cilat janë: Ndalimi i udhëtimeve dhe bllokimi i llogarive të disa politikanëve të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *