Home / Kryesoret / Der Standard: Maqedonia i thotë lamtumirë Evropës – (VIDEO)

Der Standard: Maqedonia i thotë lamtumirë Evropës – (VIDEO)

Ivanov nuk është i gatshëm për t’i dhënë mandatin për të formuar një qeveri të Social Demokratit, Zoran Zaev, pasi të zgjidhet president i ri i Kuvendit. Me kërcënimet e tij, ai dhe partia e mbajti vendin në një loj shahu.

“Diplomatët e shumtë evropianë po kërkojnë një zgjidhje për bllokimin në Maqedoni. Por, partia nacional-konservatore VMRO-DPMNE me ndihmën e shërbëtorit të saj, Ivanov, po qëndron në pushtet në kundërshtim me rregullat demokratike dhe vlerat evropiane. Por, miqtë autoritarë në Hungari dhe Poloni po vazhdojnë të japin mbështetje për regjimin në Shkup “, shkruan në një analizë të saj ekspertja e njohur austriake e Ballkanit Adelheid Wölfl, transmeton Televizioni Koha.

Shkrimi është botuar në të përditshmen austriake «Der Standard», me titullin “Maqedonia i thotë lamtumirë Evropës “.

“Ivanov nuk është i gatshëm për t’i dhënë mandatin për të formuar një qeveri të Social Demokratit, Zoran Zaev, pasi të zgjidhet president i ri i Kuvendit. Me kërcënimet e tij, ai dhe partia e mbajti vendin në një loj shahu. Shumë kanë frikën nga një konflikt i dhunshëm dhe tensione etnike duke përdorur propagandën e VMRO-së.

Nga ana tjetwr Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka shkruar se në BE-po flitet për ngrirjen e llogarive të disa politikanëve, ndërsa kancelaria gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar kreun e VMRO-së Nikolla Gruevskin që të ndërpresë bllokadën .Deutsche Welle shkruan se publikisht nuk është folur për sanksione, por për një hap të tillë pritet të vendoset për shkak të “shqetësimit dhe frustracionit  në institucione për shkak të ngërçit politik” thuhet në burimet e Der Spigel.Sipas “Der Spiegel” mund të ketë dy forma të sanksioneve kundër Maqedonisë, të cilat janë: Ndalimi i udhëtimeve dhe bllokimi i llogarive të disa politikanëve të Maqedonisë, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *