Home / Lajme / Rajon / Dëshmia e grekut: Shqiptarin e gjeta të gjallë..ishte njeri i qetë

Dëshmia e grekut: Shqiptarin e gjeta të gjallë..ishte njeri i qetë

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit në Greqi, mbrëmjen e djeshme. 35 vjeçari u qëllua me 2 plumba në kraharor, ndërsa sipas mediave greke merrej me tregti dhe ishte baba i dy fëmijëve.
Sipas dëshmitareve okulare ai ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua dhe u dërgua menjëherë në spital, ku u konstatua se kishte vdekur.

“Isha tek dyqani im në rrugën ‘Papaflessa’, kur dëgjova disa krisma. Menjëherë dola jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe pashë se plumbat kishin qëlluar një makinë të tipit ‘Lancia’ ku gjendej shqiptari”- tregon një dëshmitar okular për “Protothema.gr”, ndërsa një tjetër dëshmitar ka thënë se i dha ndihmën e parë shqiptarit dhe e dërgoi në spital.
“Sapo e pashë që ai ishte i plagosur, u futa në makinën e tij dhe i kontrollova pulsin për ta parë nëse ishte gjallë, dhe pashë që ai merrte frymë. Më pas e vendosa në makinën time së bashku me djalin tim dhe dy shokë dhe e dërguam në spital”- ka thënë dëshmitari, ndërsa shton se ai njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *