Home / Sport / Dështimi në UEFA, Duka humbi 500 mijë euro

Dështimi në UEFA, Duka humbi 500 mijë euro

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk arriti të bëhet anëtari i Komiteti Ekzekutiv të UEFA-së. Me këtë rast, numri një i futbollit shqiptar humbi edhe 500 mijë euro.

Një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zgjidhet përfiton 100 mijë euro shpërblim për detyrën e re, shkruan Panorama Sport.

Megjithatë, përfitimi financiar i individit nuk përfundon me kaq. Institucioni europian i futbollit ofron një pagesë prej 100 mijë eurosh në vit, pra 400 mijë euro në total si pagesë për mandatin katërvjeçar për çdo anëtar të KE-së.

Shpërblimet e secilit prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s janë edhe në rast të çdo dite zyrtare pune, kur personi në fjalë ka një aktivitet për llogari të UEFA-s. Çdo anëtar i Komitetit Ekzekutiv ka një kuotë bazë pagese prej 300 eurosh në ditë (trajtim financiar për jetesën).

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *