Home / Kuriozitete / Dështon pajtimi/ Nëna e sheh pas 7 vjetësh, vajza i zbulon sekretin: Të pashë me…

Dështon pajtimi/ Nëna e sheh pas 7 vjetësh, vajza i zbulon sekretin: Të pashë me…

Zamira ka 7 vite që është ndarë nga burri por ka 7 vite pa parë 3 fëmijët e saj. Pas disa ditësh ajo do kryejë një ndërhyrje të vështirë, ndaj sot ka ardhur me shpresën se do t’i shohë me mesazhin nëpërmjet programit “E diela shqiptare”. Ajo rrefeu se si bashkëshorti i saj emigronte për shumë vite jashtë Shqipërisë dhe kur vinte dëgjonte fjalë për çështje nderi. Derisa një ditë kur u kthye vendosi të ndahej dhe pak kohë pas kësaj ai krijoi një familje të re.

“Zemra ime asnjë sekondë nuk është larguar mendja nga fëmijët e mi”, tha Zamira, e cila tha se dëshironte që thjesht ti përqafonte një herë si për herë të fundit, pasi në datë 16 do kryejë një ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekët dyshojnë për të, mbase dhe nuk do ja dalë… Gruaja në rrëfimin e saj rrëqethes ka gjetur forcën edhe për të falenderuar gruan e dytë të ish­bashkëshortit e cila është kujdesur për fëmijet e saj këto 7 vjet. Përballja e vajzës me nënën ka qenë një goditje tjetër për Zamirën, pasi vajza e ka refuzuar.

“Kjo është një zonjë që dikur ka qenë nëna ime. Nuk dua të flas me ty. Kur kam qenë më e vogël se 10 vjeç të kam parë diku me një person, por ti s’më ke parë. Nuk dua ta them në sy të publikut ku ka ndodhur. Kam patur një tjetër nënë në krahë dhe nuk e kam ndjerë mungesën e saj”, u shpreh Armanda për nënën e saj duke refuzuar përfundimisht ta takonte,” tha ajo.

Nena: Më njohe sapo më pe, une nuk te njoha. Ke emocione?

Vajza: Shumë

Nena: Do të më përqafosh?

Vajza: Nuk mundem

Nena: Cfarë të pengon

Vajza: Është dicka që s’dua ta them në sy të të gjithëve.

Nena: Atëherë mund të flasim bashkë

Vajza: Jo nuk dua të flas, se ti e di vetë një rast që unë të kam parë dhe ti më ke parë, dhe nuk ke folur fare. Mund të kem qenë 10 vjec.

Nena: Unë aq të kam lënë mami, ti aq ke qenë.

Vajza: Nga gjithë kjo unë kam marrë një mesazh, që fëmijës sim unë do i rri gjithnjë pranë, le të përmbyset bota, unë fëmijës tim do i rri gjithmonë pranë.

Gjithashtu lexo

Gjeni se cili prej fëmijëve në foto është vajzë dhe zbuloni çfarë do të thotë përgjigjja për ju

Mund t’ju duket një test i thjeshtë, por që zbulon disa tipare të personalitetit tuaj. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *