Home / Sport / Dështuan Akili e Loriana, Kosova kthehet me dy medalje nga Evropiani i xhudos (Foto)

Dështuan Akili e Loriana, Kosova kthehet me dy medalje nga Evropiani i xhudos (Foto)

  • Me ndeshjet e Akil Gjakovës dhe Loriana Kukës, sot përfaqësuesja e Kosovës në xhudo ka mbyllur paraqitjen në Evropianin që po mbahet në Varshavë.

    Loriana Kuka është mposhtur nga garuesja boshnjake Samarxhiq në rrethin e dytë të garave në Evropianin, derisa Akil Gjakova është mposhtur nga suedezi, Tommy Macias, në raundin e tretë të kategorisë deri në 73 kilogramë në Evropianin e xhudos.

    Trajneri Driton Kuka është shprehur i lumtur me suksesin e treguar nga garuesit kosovarë në Evropian. Ai ka thënë se ky është kampionati më i suksesshëm evropian nga Kosova.

    “Ekipi ynë përfundoj paraqitjen në Evropian! Dy medalje një vend i 7 dhe një vend i 9 me dy fitore i Akil Gjakovës sot. Loriana e Fjolla përvojën e parë në kësi niveli e përfunduan qysh në luftërat e para,realisht ju duhet ende për nivelin e tillë të garave!”, ka shkruar Kuka.

    “Distria dhe Akili sipas meje se kanë jep maksimumin realisht kanë pas mundësi më shumë, Distria pas humbjes në çerekfinale në luftë repasazh nuk ishte në nivelin e duhur njëjtë sikur Akili i cili sot fitoj dy lufta por në luftën e tretë luftoj dobët pa motiv për fitore!”, ka shtuar ai.

    “Megjithatë Kampionati më i suksesshëm në Histori të Kampionateve Evropiane kurdo herë në Sportin tonë. Drejt Tokios me shpresë për shumë Norma Olimpike”, theksoi mes tjerash Kuka. /Express/

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *