Home / Kryesoret / Detaje të reja për foshnjën që u lind në pllakat e korridorit të spitalit

Detaje të reja për foshnjën që u lind në pllakat e korridorit të spitalit

Foshnja që ra në dysheme gjatë lindjes pësoi gjakrrjedhje në cipën e trurit.

Një mjek i ka thënë gazetës se pas përplasjes në dysheme foshnja ka pësuar gjakrrjedhje në cipën e trurit, shkruan sot Koha Ditore.

“Fatmirësisht gjakrrjedhja ka prekur cipën e trurit e jo trurin brenda, kështu që jeta e saj nuk është në rrezik”, ka thënë ai.

QKUK-ja e ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë asnjë sqarim për gjendjen e foshnjës, që u lëndua si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe mosdhënie të ndihmës mjekësore”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *