Home / Kuriozitete / Devollët e godasin Kurtin

Devollët e godasin Kurtin

Devollët, përmes një shoqate fantome të prodhuesve të qumështit, e kanë sulmuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Ata përmes një komunikate për media akuzojnë Kurtin se duke goditur këtë kompani, po i favorizon produktet serbe.
Realiteti është krejt ndryshe.

Z. Kurti, duke na sulmuar ne i ndihmoni produkteve serbe

Shoqata e Fermerëvë Kosovarë të Qumështit (SHFKQ) dënon fuqishëm sulmet që po i bëhen kësaj industrie nga qarqet politike.

Ne si shoqatë kemi ngritur zërin vazhdimisht për trajtimin joadekuat që na është bërë nga institucionet shtetërore dhe tani me sulmet që kemi parë nga lideri i opozitës, z. Albin Kurti, na shqetëson edhe më tepër.

Kjo na bën të kuptojmë se klasa politike pa përjashtim, edhe pse kanë dëshirë të flasin për përkrahje, nuk i jep përparësi prodhuesit vendor, por përkundrazi e dëmton atë vazhdimisht, për fat të keq shpesh për interesa individuale partiake. Ne si shoqatë e qumështorëve sigurojmë që qumështi ynë të cilin e prodhojmë në fermat tona është i shëndetshëm dhe i përmbush të gjitha standardet më të larta evropiane.

Lexo edhe  Kosova në Zi, Ja kush vdes në Aksident..!!

Njëra ndër kompanitë e cila është partneri ynë më i fuqishëm, është kompania Vita. Dëmtimi dhe njollosja e produkteve të kësaj kompanie, na godet dhe dëmton drejtpërdrejt neve si furnizues i kësaj kompanie me qumësht të freskët dhe madje favorizon pandershëm prodhuesit e huaj, përfshirë edhe nga Serbia.

Vetëm anëtarët tanë për çdo vit i shesin kompanisë Vita nga 2 milionë litra qumësht të freskët në muaj. Kjo i bie se rreth 1800 fermerë varen nga kjo kompani dhe sulmi ndaj saj është edhe sulm direkt ndaj nesh. Prandaj është momenti i fundit që klasa politike të vetëdijesohet se prodhimi dhe prodhuesi vendor janë kyq për ekonominë e vendit dhe ai duhet të përkrahet dhe jo të sulmohet për inate politike. Është momenti i fundit që klasa politike të mbajë qëndrim të qartë ndaj nesh dhe jo të na përkrah në mënyre deklarative vetëm sa për të mbledhur vota dhe të na dëmtojë sa herë që u shkon për shtati interesave të ngushta politike.

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *