Home / Kryesoret / Dhëndërri i kryetarit të kësaj komune të Maqedonisë kapet në kufi me mijëra euro

Dhëndërri i kryetarit të kësaj komune të Maqedonisë kapet në kufi me mijëra euro

Dhëndërri i kryetarit të komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski është kapur dje në kufirin e Tabanocit, në anën serbe me 20 mijë euro, të cilët kishte për synim ti kalonte ilegalisht në Serbi, njofton portali infomax.

Sipas këtj portali, bëhet fjalë për Viktor.P, i cili drejton makinën e re Audi A7, të cilën e kishte të huazuar me leasing. Pas kontrollit të tij janë gjetur paratë që nuk i kishte lajmëruar tek autoritetet kufitare serbe dhe se shuma e gjetur nuk është e lejuar pa ndonjë arsyetim dhe dokumente. Por nga ana tjetër, kjo nuk është komentuar nga ana e kreut të komunës. Jozyrtarisht mësohet se Viktor.P nuk është dhëndërr i Damjanovskit, por bëhet fjalë për sajesë nga mediat e afërta me VMRO-DPMNE, theksuan nga LSDM.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *