Home / Kryesoret / Dhuna në kuvend, gjashtë prokurorë hetojnë rastin – (VIDEO)

Dhuna në kuvend, gjashtë prokurorë hetojnë rastin – (VIDEO)

Në një deklaratë nga Zyra e Prokurorit Publik, bëjnë me dije se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme në lidhje me identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat që ndodhën në Kuvend dy ditë më parë dhe se prokurorët në detyrë po informohen rregullisht në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve dhe po i japin udhëzime të mëtejshëm policisë.

Aktualisht për këtë rast po punojnë gjashtë prokurorë publik, por sipas nevojave pritet të rritet numëri i tyre dhe kanë për qëllim sqarimin e shpejtë dhe efikas të këtyre ngjarjeve kriminale, thuhet në deklaratë.

Në lidhje me numrin e personave të ndaluar, Prokuroria Publike nuk ka dhënë asnjë detal për shkak të hetimeve të mëtejshme që po ndërmerren. Nga Zyra e Prokurorit Publik bëhet me dije se publiku do të njoftohet sapo të jenë krijuar kushtet dhe kur prokurorët publik kompetente të kenë vërtetuar faktet.

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *