Home / Lajme / Maqedoni / Dhuna në Maqedoni, Spahiu: Tirana duhet të ishte në këmbë

Dhuna në Maqedoni, Spahiu: Tirana duhet të ishte në këmbë

Tirana zyrtare duhet të ishte në këmbë pas situatës në Maqedoni. Kjo është deklarate e kreut të AK, Kreshnik Spahiu në një intervistë për Ora News, i cili tha se qeveria shqiptare duhet të kishte ushtruar presion ndaj kësaj dhune të paprecedentë.

Spahiu: Më vjen keq që në këto momente shqiptarët e Maqedonisë ndihen jetimë. Nëna e tyre Shqipëri është shumë e dobët, nëna e tyre Shqipëri nuk i qëndron pranë. Tirana zyrtare dhe qeveria duhet të ishin në këmbë për ti ushturar një presion ndaj kësaj dhune të paprecedentë, pasi Tirana duhet ta kuptojë që nëse Maqedonia do të destablizohet gjithë Ballkani do të rrezikojë paqen. Tirana zyrtare nuk mundet që të marrë vetëm merita dhe të festojë kur duhet të marrë kredo me shqiptarër. Kërcënimet që Tirana i bën Brukselit për bashkime të vogla, të mos jenë retorike, por të jenë aksione konkrete. Është e papranueshme që Brukseli të kërcenohet kur nuk e meriton që një gjë të tillë dhe kur duhet që shqiptarët vërtet të bashkohen kjo nuk ndodh. Tirana zyrtare duhet të jetë garant sepse sigurisht që maqedonësit nuk kanë vullnet politik.

Spahiu tha se sulmi në Maqedoni u krye nga grupe bandash terroriste ultranscionaliste maqedonase.

Spahiu:  Prej me shumë se një viti Maqedonia është në një krizë dhe ka shkarë drejt një greminë drejt destabilizimit. Tashmë grupet terroriste dhe ultrancionaliste maqedonas kanë provokuar rëndë përfaqësuesit e sovranit shqiptar. Kulmi arriti dje kur grupe bandash rrethuan kuvendin dhe ushtruan dhunë ndaj përfaqësuesve të poopullit. Acarimi arriti kulmin kur heronjtë shqiptarë kënduan himnin shqiptar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *