Home / Lajme / Maqedoni / Dibrani dhe shkupjani në pranga, në seri vjedhjesh kanë “fituar” 45.000 euro

Dibrani dhe shkupjani në pranga, në seri vjedhjesh kanë “fituar” 45.000 euro

Policia e Shkupit ka ngritur padi penale kundër B.V (29) nga Dibra dhe M.J (21) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se kanë kryer 21 vepra penale “vjedhje të rënda”, me çka kanë fituar pasuri të paligjshme prej 2.736.500 denarë, apo rreth 45.000 euro dhe kanë shkaktuar dëme materiale prej 36 mijë denarë.

Të pandehurit vjedhjet i kanë kryer në periudhën nga mesi i nëntorit deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në rajonin e Shkupit, zakonisht në orët e pasdites, në gjithsej 21 objekte, nga të cilat pesë shtëpi dhe 16 banesa në rajonin e lagjeve Aerodrom, Qendër, Karposh dhe Gjorçe Petrov, transmeton Gazeta Express.

Pasi paraprakisht të siguroheshin se nuk do të vërehen nga askush, dibrani B.V., vetë, me përdorim të forcës dhe mjetit përkatës (kaçavidë), ka hapur dyert e ballkoneve apo dritaret pas çka vetë është futur brenda, ka vjedhur paratë dhe stolitë e arit që i ka gjetur brenda dhe i pavërejtur nga askush është larguar nga vendi bashkë me shkupjanin i cili jashtë ka mbajtur roje.

Sendet e vjedhura B.V. i ka shitur në disa argjendari në Çarshinë e Shkupit, ndërsa paratë i ka shpenzuar bashkë me partnerin.

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga nëpunësit SPB Shkup, të akuzuarit janë privuar nga liria dhe është biseduar me ta, me ç’rast ata në tërësi e kanë përshkruar mënyrën se si i kanë kryer vjedhjet, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *