Home / Lajme / Rajon / Digjen tri vetura në veri të Mitrovicës

Digjen tri vetura në veri të Mitrovicës

Në pjesën veriore të Mitrovicës, siç bëjnë të ditur mediet serbe, në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm janë djegur tri vetura. Ato, siç raportohet, janë djegur qëllimisht.

Në rrugën Vasilije Ostroshki në Mitrovicë së pari është djegur vetura “Mercedes” me pronar policin e Kosovës, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një veturë tjetër të parkuar afër tij, thonë raportet.

Gjatë natës së mbrëmshme është djegur edhe një veturë tjetër e tipit “Fiat”, pronë e Drejtorisë për hapësira banesore e afariste, citon Tanjug deklaratën e shefit rajonal të operativës së Kosovës, Zhelko Bojiqin.

Policia thuhet se ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe sipas rezultateve preliminare me siguri bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ka thënë Bojiq.

Hetimet rreth këtyre rasteve janë hapur ndërsa për motivet tash për tash nuk mund të flitet, citohet Bojiqi.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *