Home / Lajme / Kronika e zezë / Digjet fabrika e përpunimit të plastikës në Drenas (Video)

Digjet fabrika e përpunimit të plastikës në Drenas (Video)

Në orët e hershme të mëngjesit e ka kapluar zjarri fabrikën ‘Pëllumbi’ që merret me përpunimin e plastikës, në Negroc të Drenasit.

Këtë djegie e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bashkë me zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

Metro mëson se djegia ka ardhur si pasojë e rrymës, dhe ka ndodhur në orën 3:00 të këtij mëngjesi.

Por, çka vlen të theksohet, në këtë lagje vetëm muajin e fundit janë djegur edhe dy shtëpi si pasojë e rrymës. Madje, pronarët e fabrikës e kanë konfirmuar se të gjitha makineritë kanë qenë të ndalura kur ka ndodhur djegia.

Ndërkohë, Policia e zjarrfikësit po qëndrojnë në vendin e ngjarjes duke lokalizuar zjarrin.

 

Gjithashtu lexo

Dy të vdekur dhe dy të lënduar në aksident komunikacioni ndërmjet fshatrave Odër dhe Bellovishtë

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16 e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *