Home / Lajme / Rajon / Digjet makina e biznesmenit në Durrës, bashkëshort i drejtoreshës Rajonale të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor

Digjet makina e biznesmenit në Durrës, bashkëshort i drejtoreshës Rajonale të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor

Është djegur gjatë natës një automjet në qytetin e Durrësit. Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se mjeti i përket biznesmenit Spiro Paço.

Ai është bashkëshorti i drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Durrës, Natasha Paço.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, teksa mjeti ishte i parkuar pranë banesës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *