Home / Kryesoret / Digjet një automjet në Shkup

Digjet një automjet në Shkup

Një automjet “golf 5″ me targa të Shkupit është djegur mbrëmë në rrugën “Sreqko Puzhalka” në Shkup. Nuk ka të lënduar dhe nuk është shkaktuar dëm material në automjetet përreth dhe në objektet.

Automjeti është pronë e Z.B. (31), i cili rreth orës një pas mesnate e ka parkuar automobilin, ndërsa rreth orës 02:40 është njoftuar nga fqinjët se automjeti i është djegur. Rreth orës 3 zjarri është shuar nga ana e Brigadës për mbrojtje nga zjarret Shkup.

Nga zjarri tërësisht është djegur pjesa e përparme e automjetit, ndërsa është djegur edhe një pjesë e brendësisë.

Ndërmerren masa për vërtetimin e shkaqeve për rënien e zjarrit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *