Home / Lajme / Kronika e zezë / Digjet një shtëpi në Prishtinë

Digjet një shtëpi në Prishtinë

Është djegur kati i dytë i një shtëpie në Prishtinë rreth orës 17:05, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Policia e Kosovës thotë se zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar, transmeton Koha.net.

“Ankuesi, shqiptar, ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kati i dytë i shtëpisë së tij. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *